Google ADS

Birra më e vjetër në botë, zbulohet punishte 13 mijë vjeçare në Izrael

09:35 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Disa arkeologë njoftojnë se në një shpellë në Izrael gjendet punishtja e birrës më e vjetër në botë. Punishtja sipas kërkuesve është 13.000 vjeçare dhe është gjetur në një shpellë afër Haifës në Izrael.

Zbulimi u bë ndërsa ata po studionin një varreze të gjahtarëve gjysmë nomadë. Shpikja dhe përpunimi i birrës është menduar se ka ndodhur 5.000 vjet më parë, por zbulimi i fundit duket se do e ndryshojë këtë të dhënë.

Studimet gjithashtu tregojnë se elementet e birrës nuk ishin domosdoshmërish të përdorshëm për të bërë bukën, siç është bërë zakon të mendohet.

Studiuesit thonë se nuk kanë arritur të gjejnë se cili ishte funksioni i pare i birrës. Por në një studim tek “Journal of Archeological Science”, thuhet se birra përdorej në festat rituale të nderimit të të vdekurve.

Birra e lashtë, që ishte më shumë si qull ose si një përpunim i lëngët i grurit, mendohet të jetë parë dhe shijuar shumë ndryshe nga birra që ne njohim dhe shijojmë sot.

Ekipi hulumtues ka arritur të rikrijojë prodhimin e lashtë, për ta krahasuar atë me mbetjet që gjetën. Kjo përfshiu fillimisht përpunimin e grurit për të prodhuar malt, me pas ngrohjen e puresë së dalë dhe fermentimin e saj me maja të egër. Pija alkoolike e lashtë u fermentua me sukses, por në shije rezultoi shumë më ndryshe se birra moderne.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme