Google ADS

Drejtori sportiv i Willit ishte në ndeshjen Llapi – Flamurtari

09:14 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Ndeshja Llapi – Flamurtari pati një mysafir të veçantë në tribuna.

Drejtori sportiv i Willit, Paco Sanchez, klub i njohur në Zvicër dhe që tani po e kërkon rikthimin në elitën e futbollit zviceran, ishte i pranishëm në ndeshje.

Sanchez vëzhgoi ndeshjen bashkë me kryetarin e Flamurtarit, Ymer Ademi, dhe ish-trajnerin e kuqezinjëve, Jusuf Tortoshi.

Gazeta Olle mëson se Sanchez është në vizitë tre ditësh tek Flamurtari, me të cilët pritet të ketë bashkëpunim mes të dy klubeve.

Flamurtari barazoi (0:0) dje me Llapin në Podujevë, për të vazhduar të qëndrojë në vendin e parë të IPKO Superligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme