Google ADS

Shpëtim Duro, trajner i Dritës, prezantimi nesër

08:32 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Shpëtim Duro është trajneri i ri i Dritës së Gjilanit.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë klubit kosovar, se trajneri tiranas ka pranuar ofertën dhe nesër do të prezantohet zyrtarisht, raporton Gazeta Olle.

Duro ka drejtuar Partizanin, Skënderbeun, Vllazninë, Besën, Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi Flamurtarin.

Duro i kishte thënë Gazetës Olle se përgjigjen do t’ua jepte Dritës brenda dy ditësh.

Ai do të nisë një aventurë të re te kampionët e Kosovës, të cilët i gjen në një moment të errët, pasi kanë pësuar katër humbje radhazi në kampionat.

Duro zëvendëson Bekim Isufin.

Të ngjashme