Institucionet e Kosovës gjatë javëve të fundit kanë ndërmarrë iniciativa të njëanshme dhe pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, madje iniciativat e tilla si ajo e Qeverisë për formimin e ushtrisë pa e ndryshuar Kushtetutën, si dhe kërkesa e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë kanë nxitur reagime nga SHBA-ja, Gjermania, Britania e madje edhe nga NATO-ja.
Vlerësohet se me veprime të tilla të njëanshme Kosova po rrezikon humbjen e mbështetjes ndërkombëtare, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Votimi i Pakos së Ligjeve për Ushtrinë nga Qeveria e Kosovës, si dhe ideja e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve” me shtetin serb kanë ngjallur kundërshtimin e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.
Sipas ndërkombëtarëve, iniciativat e tilla janë të ngutshme dhe me pasoja për vendin, shkruan më tutje “Zëri”.
Pavarësisht kësaj liderët e institucioneve të vendit vazhdojnë t’i qëndrojnë pas veprimeve të tyre, duke thënë që për këto tema e kanë edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve.
Ndërkohë përfaqësues të partive opozitare në vend konsiderojnë që keqqeverisja e shtetit të Kosovës për 18 vjet ka bërë që edhe aleatët ndërkombëtarë të ndërrojnë qasje për shtetin e Kosovës.
Në anën tjetër njohës të çështjeve politike në vend thonë që nuk duhet assesi të shpërfillen zërat e aleatëve ndërkombëtarë, për shkak se nëse vazhdohet me iniciativa të tilla pa koordinimin e tyre, atëherë shteti i Kosovës rrezikon të humbë mbështetjen.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare