Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

00:47 | 17 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Rasti, sipas një qytetari, ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”, afër shkollës “Ismail Qemali”.

KALLXO.com merr vesh se një person ka hyrë në një lokal ku edhe ka plagosur viktimën.

Përveç Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes.

Fotot: Kallxo.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme