Mëngjesin e së shtunës dy të burgosur u arratisen nga Qendra Korrektuese në Dubravë.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve për dy gardianët, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepër penale “Mundësi e arratisjes së personave të privuar nga liria”, nga neni 406 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në një prononcim për Indeksonline, zyrtari për informim i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë se kanë lëshuar urdhërin për grumbullimin e provave me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje.
Ndërsa sa i përket kërkesës së Prokurorisë që do ta bëjë tek Gjykata për caktimin e ndonjë mase të ndalimit, Nikçi nuk është lëshuar shumë në këtë aspekt, për faktin se ka ende kohë sipas afatave ligjore.
“Varësisht prej grumbullimit të informatave do te vendoset, brenda afatit ligjor”, ka thënë ai për Indeksonline.
Duke u bazuar gjithnjë në raste të përafërta të sistemit të drejtësisë, Prokurori kompetent në bazë të afatit ligjor pritet që të parashtrojë kërkesën te Gjykata që ndaj dy gardianëve të caktohet masa e ndalimit prej një (30) muaj paraburgimi.
Kujtojmë, se të arratisurit janë K.G nga Ferizaj më vendbanim në Prishtinë për vepër penale “Vjedhje e rëndë” si dhe SH. N, nga Republika e Maqedonisë për vepër penale “Vjedhje e rëndë”.
Shërbimi Korrektues i kësaj qendre ka bërë të ditur se derisa të burgosurit ishin duke punuar në pavijonin ‘D’ si pastrues kanë shfrytëzuar situatën dhe janë arratisur.
Për këtë rast, dy nga zyrtarë korrektues janë suspenduar./Indeksonline/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...