Në aktakuzën e veteranëve mashtrues gjendet edhe një banor i Kostercit të Skenderajt. Aty, figuron se në kohën e luftës, Dan Dervishi kishte pesë vjet. Figuron gabimisht se është i lindur më 1991. Në dokumentet e Ministrisë së Brendshme i njëjti figuron se ka lindur më 1981. Dervishi për Express ka konfirmuar se vitin e lindjes e ka 1981 derisa ka thënë shkurt se ka qenë në luftë.
Dervishi bashkë me më shumë se 19 mijë veteranë tjerë që dyshohen se janë të rrejshëm janë përfshirë në listën përfundimtare të mashtruesve, në aktakuzën e dërguar në Prokurori.
Në listën e mashtruesve nga Zona e Drenices, Dervishi është i renditur në vendin 804.
Dan Dervishi, i kontaktuar nga Express, nuk ka dashur të komentojë pse është përfshirë në aktakuzën e Blakajt. Vetëm ka thënë se është i lindur në vitin 1981 e jo siç është në aktakuzë në vitin 1991.
“Jam kanë në luftë”, ka thënë Dervishi, për Express, të shtunën.
Aktakuza e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj me mijëra veteranë të rrejshëm, po fillon të zbardhet.
Të premten Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të gjithë pjesëtar të komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.
Të akuzuarit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari./Express/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...