Google ADS

Roth: Ideja për ndryshimin e kufijve nuk pëlqehet as në Ballkan

14:58 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info
E ardhmja e Ballkanit është shoqëria e cila është e hapur për të gjithë njerëzit, kulturat dhe religjionet.

Kështu ka thënë sot ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth.

Roth u pyet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide për të cilën ai tha se nuk gëzon simpati as në vetë regjonin e Ballkanit.

“Kam një përshtypje se as në Ballkanin Përendimor, sepse shumë shpesh e vizitoj, nuk ka simpati për një ide të tillë. Hapja e Kutisë së Pandorës mund të jetë me pasoja të rënda”, ka thënë diplomati gjerman.

Sipas tij, se çka mund të arrijnë diplomatët e guximshëm mund të shihet në rastin e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe marrëveshjes së tyre për emrin.

“Për këtë jam optimist, se me vullnet të mirë dhe kurajo mund të arrihet një zgjidhje creative mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Roth.

Roth në fund shtoi po ashtu se Gjermania është e vetëdijshme për rolin e saj në Ballkanin Përendimor, mirëpo se edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë shumë i kujdesshëm në zgjidhjen e çështjeve të regjionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme