Një djalë 15-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë poshtë një kanali ajrimi në qendrën tregtare Sarca, në Milano.
Adoleshenti ishte ngjitur me një grup miqsh në çatinë e strukturës dhe kur është zbuluar nga forcat e sigurisë është përpjekur të largohet duke rënë nga 25 metra lartësi. “Donim të bënim një selfie për të treguar që ishim ngjitur në majë të kinemasë Skyline’, kanë treguar miqtë e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 të së shtunës. Në momentin që djali nga Cusano Milanino përpiqej të largohej ka rënë në një hapësirë shumë të ngushtë dhe forcave të zjarrfikëseve ju është dashur një manovër shumë e komplikuar për ta nxjerrë që atje.
15-vjecari është çuar në spital në gjendje të rëndë dhe ka humbur jetën sot në mëngjes.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...