Serbia i fsheh detajet për korrigjimin e kufijve

12:31 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info

Ambasadori norvegjez: Ndryshimi i kufijve është i mundshëm, por nuk duhet të jetë qëllim Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq është shprehur pesimist për rezultatet e takimit të ardhshëm ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit.

Në një intervistë për gazetën serbe Kurir ai ka thënë se për momentin, Serbia nuk dëshiron të zbulojë detaje nga korrigjimi i kufijve.

“Në qarkullim janë shumë ide, por asnjëra prej tyre nuk është e sigurt. Ne me siguri se nuk duam të fshehim nga qytetarët se cila është pikëpamja jonë. Porn ë këtë fazë nuk do të ishte në interes tonë të zbulojmë ndonjë detaj”, ka thënë Marko Gjuriq, transmeton Insajderi.com.

Tutje ai ka vlerësuar se për momentin Serbia nuk ka çfarë të jep, pasi sipas tij ka dhënë mjaft gjatë luftës.

“Tani është e nevojshme të shohim se çfarë aspiron Kosova në realitet, dhe mënyrën se sit ë arrijmë një kompromis. Ne nuk kemi shumë për të dhënë, pasi kemi dhënë shumë në luftën në Kosovë. Kështu pyetja thelbësore nuk është ajo që mund të japim, por ajo që mund të marrim përsëri”, deklaroi ai.

Gjuriq pretendon se Serbia duhet ta shfrytëzojë këtë situatë në mënyrë që të përfitojë, pasi sipas tij s’ka shansë që të dalë fituese në të gjitha aspektet.

Ai ka thënë se nga raundi i ardhshëm i dialogut nuk pret shumë, por që bisedimet duhet të vazhdojnë.

“Në këtë moment nuk ka një shpresë të madhe. Ku rata tentojnë të formojnë Ushtrinë, është e vështirë të shpresosh për ndonjë lloj marrëvveshje, por dialogu duhet të vazhdojë”, deklaroi Gjuriq.

Ndryshe një takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit është paraparë të mbahet në shtator

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme