Një dozë javore me vaj ulliri mund të jetë më e mirë se viagra në përmirësimin e performancës së meshkujve në dhomën e gjumit, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët nga Universiteti i Athinës, në Greqi, thonë se vetëm 9 lugë gjelle nga ky përbërës janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e impotencës me gati 40%.
Vaji i ullirit ka një sërë përfitimesh shëndetësore, si mbrojtja e enëve të gjakut apo përmirësimi i qarkullimit të gjakut në të gjithë trupit. Një studim i kryer tek më shumë se 600 meshkujt me një moshë mesatare 67 vjeç zbuluan se ata që ndjekin një dietë të stilit mesdhetar të pasur në fruta, perime, bishtajore, peshk, fruta të thata dhe vaj ulliri – kanë më pak probleme me shëndetin riprodhues.
Vaji i ullirit mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e niveleve të testosteronit, duke ulur kështu rrezikun e disfunksionit erektik. Lodhja, ankthi dhe konsumimi i alkoolit janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut për zhvillimin e problemeve me shëndetin riprodhues te meshkujt
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...