Google ADS

Arrestohen dy oficerë pasi ikën të burgosurit në Dubravë

10:16 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info

Janë arrestuar dy oficerë në Burgun e Dubravës pas arratisjes së dy të burgosurve.

Burime të Gazetës Express brenda policisë tregojnë se zyrtarët e burgut nuk e kanë bërë përcjelljen e të arratisurve.

Gjatë ditës së djeshme drejtori i burgut, Nehat Thaçi, ka konfirmuar se nga Shërbimi Korrektues në Dubravë, kanë ikur dy të burgosur. Në Policinë e Kosovës thonë se janë arrestuar dy oficerë për mospërcjelljen e të arratisurve.

“Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi që dyshohet se të njëjtit nuk e kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve meshkuj, njëri K/Shqiptar dhe tjetri shqiptar shtetas i Maqedonisë, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kanë thënë  burime nga Policia.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme