Taksa që Republika e Shqipërisë ka vendosur për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët e shfrytëzojnë ‘Rrugën e Kombit’ po kundërshtohet me të madhe në Kosovë dhe po cilësohet si e pa përballueshme.
Megjithatë nuk është larg koha kur do të bëhen me pagesë edhe autostrada ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Arbën Xhaferi’ të cilat gjenden brenda territorit të Republikës së Kosovës.
E në momentin kur ky vendim për taksim të hyjë në fuqi, kosovarët që do t’ia mësyjnë Shqipërisë duke e shfrytëzuar autostradën ‘Ibrahim Rugova’, do të paguajnë dy herë vetëm për vajtje.
Argjend Zejnaj nga Ministria e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, në një prononcim për Gazetën Express thotë se janë duke e menduar vendosjen e një takse në këto dy autostrada.
“Sa i përket autostradës R7 “Ibrahim Rugova” dhe R6 “Arbën Xhaferi” është duke u menduar metoda e vendosjes së një takse”, ka thënë Argjend Zejnaj nga kjo ministri.
Megjithatë Zejnaj thotë se shuma të cilën do ta paguajnë ata që i shfrytëzojnë këto rrugë do të jetë më e vogël se taksa prej 5 eurove e vendosur nga Republika e Shqipërisë për ‘Rrugën e Kombit’.
“I sigurojmë të gjithë qytetarët, nuk do të jetë kaq e lartë”, ka thënë ai për Gazetën Express.
Zejnaj thotë se Ministria e Infrastrukturës është dukë përgatitur edhe rrugë alternativë për qytetarët të cilët nuk do të kenë mundësi që ta paguajnë këtë takse.
“Për më tepër, ne po e përgatisim edhe infrastrukturën alternative, për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë të lëvizin përmes këtyre autostradave (për shkak të pamundësisë për të paguar taksen) dhe kanë nevojë të dalin në pikat kufitare “Morinë” dhe Hani i Elezit apo anasjelltas, do ta kenë mundësinë të zgjedhin edhe rrugët nacionale”, thuhet në përgjigjen dhënë Gazetës Express.
Zejnaj thotë se një taks e tillë është e nevojshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.
“Pra, taksa është e nevojshme të vendoset, sepse përmes saj do të mirëmbahen këto investime te cilat kanë bërë zgjidhje të përhershme të një qarkullimi shumë të shpejt dhe modern nëpër Kosovë por edhe në raport me vendet tjera. Ne jemi që të ndërtojmë projekte në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve dhe po ashtu, në mirëkuptim e bashkëpunim më ta edhe do të provojmë që të mirëmbajmë infrastrukturën tonë rrugore”, ka përfunduar Zejnaj për Gazetën Express.
Kujtojmë se taksimi që pritet të vendoset për të gjithë këto autostrada afekton më së shumti bizneset të cilat i frekuentojnë më së shpeshti këto rrugë.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...