Google ADS

Audi dhe BMW në autostradën Tiranë-Durrës

08:57 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info

Rastet e drejtuesve që ecin me shpejtësi skëterrë në rrugët e Shqipërisë nuk janë të pakta.

Dy shoferë ‘rebelë’ janë ndaluar gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës, pasi ka rezultuar se udhëtonin njëri me 194 km/h dhe tjetri me 174 km/h.

Policia Rrugore përmes një postimi në ‘Facebook’ bën me dije se rasti i parë ishte ai i një 24-vjeçari që drejtonte një ‘Audi’.

‘Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne rrugën interurbane Tirane-Durrës.

24 vjeçari me Audi me 194 km/h.’

Më parë një tjetër makinë këtë herë një 37 vjeçar nga Lezha me BMW që po udhëtonte me 174 km/h.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme