Afërdita Dreshaj shtatzënë? Modelja flet rreth këtij lajmi

08:31 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info

Modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj ishte e ftuara e parë e ‘Xing me Ermalin’ në TV Klan në këtë sezon të ri.

Vetëm pak kohë më parë ajo i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi në martesë lidhjen me Jakub Kindl dhe shumë shpejt në media dhe rrjete sociale u përhap lajmi se është shtatzënë.

Por vetë modelja përmes emisionit shoi kuriozitetin e të gjithëve teksa tha se nuk është shtatzënë.

Ermal Mamaqi: Kishim një lajm që duhet ta jepnim sot lidhur me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur.

Afërdita Dreshaj: Ta jap unë? Apo presim dhe pak. Hajde, hajde e japim tani.

Ermal Mamaqi: Afërdita a je shtatzënë?

Afërdita Dreshaj: Jo.

Ermal Mamaqi: Faleminderit, kaq ishte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme