Google ADS

Kosovës i duhet konsensusi politik për dialogun final me Serbinë

07:57 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info

Analistët politikë e konsiderojnë të domosdoshme arritjen e një konsensusi politik në Kosovë, në mënyrë që mos të dëmtohet dialogu final me Serbinë dhe procesi integrues i vendit.

Sipas tyre, konsensusi është i domosdoshëm edhe brenda partive të koalicionit, jo vetëm atyre të opozitës.

Profesori i shkencave politike Afrim Hoti, thotë se, përveç mungesës së një pajtimi mes pozitës dhe opozitës, brenda vetë krerëve të shtetit ekzistojnë qëndrime të ndryshme sa i përket dialogut politik me Serbinë.

Ndërsa Artan Murati nga KDI, konsideron se pozita dhe opozita duhet sa më parë të ulen dhe të flasin për krijimin e një ekipi të unitetit, raporton RTK.

Megjithatë, brenda spektrit politik në vend vazhdon të mbretërojë një mungesë e ujdisë sa i përket çështjes së dialogut.

Madje dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, kanë refuzuar të marrin pjesë edhe në seanca të rregullta të Kuvendit, duke kërkuar që të thirret debati përmes të cilit do të miratohej një rezolutë e cila i pamundëson bisedat për kufijtë e Kosovës.

Ndërkohë që partitë në koalicionin qeverisës e kritikojnë qasjen e opozitës për mosgatishmërinë për t`u ulur dhe hartuar një platformë të përbashkët dhe ekip uniteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme