Të hënën e javës së ardhshme pritet që të hyjë në fuqi taksa për qarkullim në Rrugën e Kombit, ndërsa kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës dhe tashmë është në fazën e testimit të sistemeve.
Por duket se edhe kësaj radhe pagesa për rrugën ka lënë shumëkënd të pa kënaqur.
Për çmimin e lartë janë ankuar kosovarët madje Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që të ndërpriten shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Por kjo nuk është e tëra pasi banorët e zonave tjera përveç Kukësit kanë paralajmëruar protesta për shkak se ata nuk janë përfshirë në uljen e fundit që ka bërë Qeveria.
Protesta kanë paralajmëruar edhe bizneset. Tarifat bazë janë: për motor 2.5 euro, vetura 5 euro, autobusë dhe kamionë 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,