Ndjenjat, puna, studimet e madje edhe mënyra e të veshurit, varen nga data e lindjes dhe në këtë artikull do ju zbulojmë veshjen perfekte e që përshtatet më shumë me shenjën tuaj të horoskopit.
Preferoni xhinset dhe një bluze të gjerë për të qenë komod? Nuk hiqni kurrë dorë nga aksesorët e firmave të mëdha e të kushtueshme? Ndiqni gjithnjë modën e fundit? Apo nuk dilni dot nga shtëpia pa taka dhe me look super sexy?
Të gjitha zgjedhjet në lidhje me paraqitjen tuaj mund të varen edhe nga shenja zodiakale përveçse nga fiziku dhe gusto tuaja personale.
Le të zbulojmë zgjedhjet e modës për çdo shenjë të zodiakut.
DASHI
Kjo shenjë karakterizohet nga kokëfortësia dhe vendosmëria, ndaj nuk do të diktohet nga tendencat e modës. Veshja e preferuar për të lindurit e kësaj shenje është ‘casual’. Në zgjedhjen e ngjyrave eksploron shumë. Natyrisht, para bukurisë së një veshjeje, preferon komoditetin.
DEMI
Demi nuk i do veshjet dhe ngjyrat që bien shumë në sy. Nuk i përçmojnë këshillat gjatë blerjeve, por ngjyrat e errëta dhe xhinset komode do jenë gjithnjë prezente, në të gjitha stinët. Shumë ngjyra toke dhe pak stampa karakterizojnë garderobën e kësaj shenje.
BINJAKËT
Të lindurit e kësaj shenje ndryshojnë mënyrën e të veshurit në bazë të humorit dhe ditës. Nuk ka një rrugë të mesme dhe kalon nga look-u alternativ tek një super elegant në pak orë. Në dollap mbajnë gjithçka dhe kurrë nuk gjejnë gjë për të veshur.
GAFORRJA
Gaforret janë romantikë dhe të rafinuar dhe dashurojnë rrobat e qepura enkas për ta në rrobaqepësi. Sa keq që, jo gjithnjë, veshjet e veçanta mund të kombinohen me bizhuteri dhe aksesorë të dukshëm. Ndonjëherë, është më mirë t’i heqësh diçka look-ut se t’i shtosh.
LUANI
Kjo shenjë dashuron të demostrojë superioritetin edhe përmes asaj që mban veshur. Me shumë kujdes ndaj formës fizike, nuk do heqë kurrë dorë nga kujdesi për veshjet deri në detaj. Gjërat që pëlqen më shumë: veshjet e brendshme dhe copat me dizenjo kafshësh.
VIRGJËRESHA
Virgjëresha është një shenjë shumë e kujdesshme ndaj modës, por edhe ndaj portofolit. Në fakt, preferon të habisë me elgancën dhe klasin, por pa shpenzuar shumë. Ndërkohë, dashuron aksesorët dhe veshjet e stilit ‘vintage’, të cilat di t’i përshtasë shumë mirë me tendencat moderne.
PESHORJA
Kjo shenjë e zodiakut është shumë e kujdesshme ndaj çdo detaji të look-ut të vet. Admiron luksin dhe do të vishet vetëm me rroba të modës së lartë. Ndonjë bizhuteri të kushteshme për peshoren femër, ose butona për këmishën e peshores mashkull, do jenë detajet që do bëjnë ndryshimin e të lindurve të kësaj shenje nga të tjerët.
AKREPI
Akrepi misterioz dashuron të joshë përmes look-ut. Për gratë dhe vajzat e shenjës, dantella dhe veshjet seksi janë ‘klasikët’ që nuk mund të mungojnë absolutisht në garderobën e kësaj shenje. Për to, veshjet gjysëm transparente duken një lojë zbavitëse për të fituar ‘pretë’ e tyre.
SHIGJETARI
Kjo shenjë është gjithnjë në kërkim të aventurave të reja dhe kërkon paraqitje të ndryshme. Nuk i intereson nëse rrobat janë firmë ose jo, kjo shenjë di të vlerësojë çdo veshje në mënyrën e duhur.
BRICJAPI
Të lindurit nën shenjën e Bricjapit e dashurojnë modën dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë veshje shumë të veçanta. Për ta, të qënurit elegantë është gjithçka dhe rrallë gabojnë në blerje. Edhe për të lindurit e kësaj shenje, tendenca është të vishen me të errëta dhe ngjyrat pastel.
UJORI
Ujori i saktë dhe i matur, dashuron look-un klasik, pa ngjyrat e gjalla që bien shumë në sy. Për këtë shenjë, më shumë rëndësi kanë aksesorët, pasi kurrë nuk dalin nga shtëpia pa një rrip apo kapele firmë.
PESHQIT
Të lindurit e kësaj shenje janë shumë të durueshëm dhe krijues dhe vlerësojnë look-un komod dhe kjo shumë të rafinuar. Një palë xhinse dhe një bluze pambuku i bën të ndihen rehat.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA