Një mjek i cili në vitin 2001 ishte pushuar nga puna nga një universitet i Mjekësisë në Nebraska, është dënuar me vdekje pasi vrau katër persona në shenjë hakmarrjeje. Mes viktimave ishte dhe fëmija 11 vjeçar i një prej kolegëve të tij.
Antonio Garsia 45 vjeç, u shpall fajtor në 2016-ën për dy sulme që kanë ndodhur me pesë vjet diferencë njëri nga tjetri. Në vitin 2008 ai qëlloi me thikë duke lënë të vdekur fëmijën 11 vjeçar si dhe një grua 57 vjeçare, e cila punonte në të njëjtin institucion. Ndërsa në vitin 2013 ai ka vrarë një tjetër mjek të përfshirë në pushimin e tij nga puna dhe bashkëshorten e tij
Shteti i Nebraskës, ekzekutoi një muaj më parë, dënimin e parë me vdekje pas 20 vjetësh, ndaj Keri Den Mur, i cili kishte vrarë dy shoferë taksie në vitin 1979.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...