Bandat shqiptare po rrisin ndikimin e tyre në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe. Në një artikull të Birmingham Mail, vihet theksi tek rritja e influencës së shqiptarëve.
Artikulli bën me dije se po rritet frika nga mafia shqiptare. Kjo e fundit po zë gjithmonë e më shumë vend në trafikun e drogës.
“Gangsterët shqiptarë i kane tashme te ndara zonat e influencës”, thuhet në artikull.
“Fillimisht ata ishin pjese e menaxhimit te një klubi striptizmi, të cilin e furnizonin me droge. Me pas, ne vitin 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u arrestuan. Ata u kapën me 120 mijë paund kokainë në Birmingham.
Vetem pak me pare Agjencia Kombëtare e Krimeve paralajmëroi se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.
Në vitin 2017 policia në West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza nga më të ndryshmet, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike.
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë