Gjatë kësaj periudhe është shpeshtuar ndezja e zjarreve të pakontrolluara, që është rrezik i madh për shpërndarjen e shpejtë të zjarrit dhe rrezikshmëri serioze. Më së shpejtë ndodh nëpër fushat ku pastrohen mbeturinat, shkurret, që është praktikë e zakonshme bujqësore gjatë kësaj periudhë të vitit. SPB Tetovë apelon deri te bujqit dhe të gjithë të tjerët që lëvizin nëpër hapësira të hapura të mos ndezin dhe të jenë të kujdesshëm të mos nxisin zjarre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke marrë parasysh se zjarret shpesh digjen shpejt dhe shpërndahen, Sektori i punëve të brendshme Tetovë bën apel, para gjithash ndaj bujqve që mos ndezin zjarre e më pastaj të ikin nga vendi, por edhe të hedhin cigare derisa punojnë nëpër fushat e tyre. Njëjtë edhe për qytetarët që për shkak të nevojave më të ndryshme duhet të lëvizin nëpër malet. Edhe atyre ju thuhet të jenë të kujdesshëm deri në fund, për shkak se mjafton vetëm një shkëndijë të shndërrohen në stuhi zjarri, e cila rëndë mund të lokalizohet dhe e cila mund të rezultojë me pasoja serioze në jetën dhe pronën e shumë qytetarëve”, thotë Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.
Nxitja e qëllimshme e zjarrit është vepër penale ku parashikohet dënim me burg, varësisht nga rrethanat dhe pasojat./telegrafi
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...