Newcastle United është mposhtur nga Arsenali pasditen e sotme (e shtunë).
“Topçinjtë” kanë regjistruar fitore me rezultat të ngushtë 1 me 2 në takimin e xhiros së pestë në kuadër të Premierë Ligë të zhvilluar ndaj Newcastles në stadiumin James’ Park, shkruan portali arbresh.info.
Granit Xhaka dhe Mesut Ozil, i cili është lojtari i ndeshjes, janë vlerësuar të dy me notën 7.8 që është edhe nota më e lartë e këtij takimi.
Ylli kosovar realizoi supergol nga gjuajtja e lirë duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa Ozil dyfishoi shifrat vetëm dhjetë minuta më vonë.
Futbollisti tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.2 për paraqitjen solide ndaj skuadrës së Rafael Benitez.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Newcastles, Dubravka (5.4)./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?