Google ADS

Shpat Zeka, nënkampion i Evropës për junior

15:51 | 15 Shtator 2018
Arbresh Info

Shpat Zeka është nënkampion i Evropës për junior.

Xhudisti ynë, i zgjedhur shpresa Olimpike 2017, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për junior (U-21) Sofia 2018.

Shpati në finale e kategorisë -100 kilogramë, u mund nga gjeorgjiani, Onise Saneblidze, derisa për të arritur deri tek medalja iu desht të mposhtë tre kundërshtarë të tjerë, ndërsa rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Zeka mundi Alexande Teodosio (Portugali), Jelle Snippe (Holandë) dhe Iëo Baranieëski (Poloni).

Në këtë kampionat, Flaka Loxha (-57 kg) hyri në mesin e 16 xhudisteve më të mira, kurse Erza Muminoviq (-44 kg) u mund në rrethin e parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme