Google ADS

Lopetegui flet për rikthimin e mundshëm të Zidanes në futboll

13:19 | 15 Shtator 2018
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui do të jetë i lumtur nëse Zinedine Zidane rikthehet në futboll.

Zidane ka deklaruar se është i gatshëm të rikthehet në pozitën e trajnerit “së shpejti”, transmeton portali arbresh.info.

Lopetegui, i cili zëvendësoi trajnerin francez gjatë verës në Bernabeu, ka thënë se do të mirëpriste rikthimin e tij në botën e futbollit.

“Është një vendim personal”, ka thënë fillimisht Julen Lopetegui.

“Nëse ai dëshiron të udhëheq sërish, sigurisht se do të jetë një lajm i mrekullueshëm sepse ai është një trajner shumë i mirë”

Zidane befasoi të gjithë me dorëheqjen nga Real Madridi vetëm disa ditë pasi ‘Los Blancos’ siguruan për të tretën herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme