Formacionet zyrtare, Tottenham – Liverpool

12:34 | 15 Shtator 2018
Arbresh Info

Tottenhami dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e pasdites së sotme (e shtunë).

Dy gjigantët anglez kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për derbin e madh në kuadër të xhiros së pestë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

“Spursët” nisin takimin në Wembley pas difatës 2 me 1 ndaj Watfordit që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndërsa “Redsat” synojnë të vazhdojnë rekordin e tyre të 100 për qind me fitore deri tani.

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë pjesë e skuadrës në dispozicion nga bankina, por inkuadrimi i tij pritet të ndodhë në pjesën e dytë.

Ndeshja fillon nga ora 13:00./arbresh.info/

https://twitter.com/LFC/status/1040910430691094529

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1040910660106899456

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme