Imamët të cilët ligjërojnë në burgjet e Kosovës kundër radikalizmit nuk po paguhen, ka bërë të ditur kryemami i Bashkësisë Islame (BIK), Sabri Bajgora.
Më 11 maj të këtij viti Ministria e Drejtësisë (MD) dhe BIK kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në të cilin parashihej që imamët të ligjërojnë për të burgosurit.
Mirëpo në memorandum nuk parashihej edhe pagesa e këtyre imamëve e që sipas kryeimamit Bajgora, ata bile duhet të kenë një pagesë si stimulim për punën që po bëjnë.
“Në memorandumin që kemi nënshkruar me Ministri të Drejtësisë për momentin çdo punë e hoxhallarëve është vullnetare dhe është pa pagesë, mirëpo kjo nuk do të thotë që në të ardhmen të mos mendohet që të stimulohen në një formë sepse është një detyrë jashtëzakonisht me rëndësi, ndonëse është humane në vet bërthamën e saj, por në kohën kur po jetojmë është e vështirë të stimulosh njerëzit që të jenë për një kohë të gjatë pjesë e këtij programi vullnetarë”, tha Bajgora për Ekonomia Online.
“Marr si shembull na vendet e perëndimit, imamët apo priftërinjtë që ligjërojnë nëpër burgje paguhen nga shteti, andaj besoj që edhe shteti ynë do të gjejë mënyrën edhe mundësinë që edhe këta imam ti stimulojë në formë pagese për shkak të peshës së përgjegjësisë që e kanë”.
Ai tha se në mbajtjen e ligjëratave janë angazhuar 20 imam në pesë burgje derisa ka theksuar se këto ligjërata janë për të gjitha kategoritë e të dënuarve.
“Kemi filluar me 5-6 burgje të Kosovës dhe për momentin po shkon puna mbarë. Kemi filluar në Dubravë në Mitrovicë, në Gjilan në Lipjan dhe së fundi edhe në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc. Për momentin janë afër 20 hoxhallarë i kemi në mesin e tyre edhe 2 profesoresha të studimeve islame që po merren me trajtimin e të miturve dhe grave në burgun e Lipjanit”.
“Ndonëse në opinion ka mbretëruar një bindje që këto ligjërata kryesisht do të jenë vetëm për ata që janë dënuar për radikalizëm apo ekstremizëm fetar e që nuk është e vërtetë sepse kjo është vetëm një segment i vogël i kësaj ndërkohë që 95% e ligjëratave u dedikohen të burgosurve tjerë jashtë kësaj fushe”, tha ai.
Bajgora ka bërë të ditur se ky projekt nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur do të përfundojë, derisa shtoi që një memorandum i tillë pritet të nënshkruhet edhe me bashkësitë tjera fetare, raporton EO.
“Ky projekt nuk ka ndonjë përcaktim kohor, do të vazhdoj për aq sa ka interesim nga të burgosurit dhe ne jemi duke u përpjekur që ta arrijmë një modus të përshtatshëm edhe për imamët edhe për të burgosurit se çfarë mësimesh dhe çfarë predikimesh kanë dëshirë të bëjnë”.
“Një memorandum i tillë është bërë vetëm me BIK-un, por në bisedë me ministrin është biseduar që do të ketë në të ardhmen e afërt bisedime edhe me bashkësitë tjera fetare që edhe ata të kenë një qasje tek të burgosurit që i përkasin feve të tjera në Kosovë”, tha Bajgora.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...