Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), pasuria e institucioneve qendrore të Kosovës, e prezantuar në pasqyrat vjetore të institucioneve, ka arritur në 2 miliardë e 370 milionë euro, derisa pasuria e institucioneve lokale, sipas të dhënave të Auditorit, në fund të vitit që lamë pas ka arritur në 5.7 miliardë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Vlera e pasurive të institucioneve qendrore, lokale dhe atyre të pavarura në vend ka arritur në 8 miliardë euro. Këto të dhëna janë publikuar në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Sipas Auditorit, pasuritë e institucioneve qendrore, vlera neto e pasurive kapitale të prezantuara në Pasqyrat Financiare Vjetore (PFV) është 2.370.301.102 euro, ndërsa sipas auditimeve individuale vlera e tyre është 2.378.338.918 euro. Sipas Auditorit, ekziston një mosbarazim prej 7.863.189 eurosh, respektivisht një nënvlerësim i PFV-ve të Qeverisë në raport me gjendjen e auditimit.
“Vlera neto e pasurive jokapitale të prezantuara në PFV është 60.406.358 euro, kurse sipas auditimeve 28.880.236 euro. Mosbarazimi prej 31.526.122 eurosh është rezultat i mbivlerësimit të vlerave të paraqitura në PFV.
Përveç menaxhimit joefektiv dhe kontrolleve të dobëta, çështjet të cilat më së shpeshti janë hasur gjatë auditimit të pasurive te institucionet qendrore janë: në katër institucione mungojnë procedura të brendshme për menaxhimin e pasurisë, në tetë institucione mosfunksionalizim i sistemit e-pasuria, në pesë institucione mosharmonizim i të dhënave në mes regjistrit të përgjithshëm të pasurisë dhe raportit të inventarizimit”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Po ashtu aty më tutje thuhet se në katër raste nuk është bërë kalkulimi i zhvlerësimit të pasurisë në sistemin e-pasuria sipas normave të përcaktuara, në pesë institucione nuk është kryer inventarizimi, si dhe në një rast nuk janë raportuar në MF pasuritë nën 1000 euro.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...