Ngjarjet historike të 15 shtatorit

07:36 | 15 Shtator 2018
A. B.

Ngjarje të rëndësishme historike që ndodhën më 15 shtator ndër vite.

1789 – Kongresi amerikan krijon Departamentin e Shtetit nga Departamenti i mëparshëm i Punëve te Jashtme. Departamenti i Shtetit shpesh quhet edhe Foggy Bottom, emri i zonës ku ndodhet ndërtesa e tij në Uashington. Në shtator 2000, ndërtesës së Departamentit të Shtetit iu dha emrin Harry S. Truman, për nder të presidentit të 33-të amerikan (1945 – 1953). Në ndërtesën Truman punojnë më shumë se 8 mijë vetë, aktualisht nën drejtimin e sekretarit të Shtetit John Kerry.

1890 – Lindi Agatha Christie, autore e romaneve. kriminalistike britanike. Pothuajse 4 miliard kopje të romaneve të saj janë shitur në mbarë globin, duke e bërë Agatha Christie-n një nga shkrimtaret më popullore në histori. Shitjet e librave të saj qëndrojnë vetëm pas veprave të William Shakespeare

1935 – Fillon zbatimi i ligjit të Nurembergut, që privoi hebrenjtë nga shtetësia e tyre gjermane dhe e bëri Svastikën emblemën zyrtare të Gjermanisë naziste.

1948 – Franz Babinger – linguist, orientalist, albanolog, historian i njohur gjerman – rifillon karrierën e tij si profesor në Universitetin e Mynihut, pas një ndërprerjeje prej 15 vjetësh. Babinger (l1891-1967), pa mbaruar ende shkollën e mesme, dinte disa gjuhë, përfshi persishten dhe hebraishten. Me ardhjen e nazistëve në pushtet në Gjermani më 1933 , Babingerit – ashtu si dhe shumë shkencëtarëve gjermanë me prejardhje hebraike – iu mohua e drejta për të dhënë mësim në shkolla. Dhe studiuesi i shquar ikën në Rumani – deri në vitin 1943 – dhe atje pa e përjetoi vuajtje, përndjekje e krime. Në vitin 1957, Babinger dëshmon hapur në gjyq mbi mizoritë naziste kundër hebrenjve në Rumani. Në vitin 1958, ai del në pension, por vazhdon të punojë dhe publikojë; ndër studimet monografike të kësaj periudhë është edhe libri “Das Ende der Arianiten” ose “Fundi i Arianitëve”, ku Baninger merr në analizë këtë familje fisnikësh shqiptarë të periudhës së Mesjetës. Franz Babinger vdiq aksidentalisht në 23 qershor 1967 – trupi i tij u gjet i mbytur në det në plazhin e Durrësit, Shqipëri – ku duket se kishte shkuar për pushime, kërkime shkencore, për ndonjë konferencë albanologjike, apo për të trija së bashku.

1990 – Shqipëria kërkon anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim e Bashkëpunim në Evrope, KSBE, sot OSBE.

1997 – Disqet me këngën “Candle in the Wind” të Elton Xhonit shiten më shumë se 600-mijë kopje në ditën e parë të daljes në dyqanet britanike. Në një dyqan muzikor në Londër, kjo këngë kushtuar Princeshës Diana u shit 1-mijë kopje për 90 minuta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme