21 shqiptarë u arrestuan si pjesë e një grupi kriminal që akuzohen për ‘Shfrytëzim prostitucioni’ në Itali.
Aksioni për arrestimin e bandës u realizua nga policia e Milanos, ndërsa kontrollet vijuan në gjithë Lombardinë.
Me gjasë, grupi u zbulua pas vrasjes të shqiptarit Ilir Berisha më 15 shtator të 2017.
Gjithashtu, edhe arrestimi në kufirin italian me Francën të autorit të krimit, shqiptarit Emiliano Biqmeti 34-vjeç.
Hetimet zbuluan se vrasja ka lidhje me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion.
25 vajzat që shfrytëzoheshin nga kjo bandë, rrëmbeheshin në vendet e tyre të origjinës si në Shqipëri, Moldavi, Rumani dhe Hungari.
Viktimat i përkasin moshave 20-25 vjeçe, por mes tyre ishte edhe një minorene.
Hetuesit italian treguan se çdo anëtar zotëronte një zonë të caktuar.
Vajzat detyroheshin për të nxjerrë fitime që varionin nga 6-12 mijë euro në muaj.
Grupi fitonte duke dhënë me qira dhe vendet e punës në rrugë të vajzave që punonin si prostituta.
Fitimi për secilin prej anëtarëve të bandës mund të arrinte dhe në 900 euro në natë.
Bandës iu sekuestrua 38 kg marijuanë e fshehur në një kamion në Brianza, një pistoletë e 25 mijë euro.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...