Google ADS

KB Prishtina dëshiron të shkruaj histori në Ligën e Kampionëve

17:21 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

KB Prishtina dëshiron të shkruaj Histori në Ligën e Kampionëve!

Divine Myles transferohet tek Prishtina, shkruan arbresh.info.

Klubi Basketbollistik Z Mobile Prishtina, ka transferuar fundorin Amerikan Divine Myles duke e kompletuar kështu repartin e fundorëve në ekip.

Klubi më i suksesshëm sportiv Kosovar, Z Mobile Prishtina është duke u bërë gati për Ligën e Kampioneve ku me 20 shtator do të luaj kundër kampionit të Holandës Donnar Gronigen.

Ja dhe postimi i plotë i klubit Divine Myles, kompleton repartin e fundorëve të KB Prishtina Myles luan në pozitën e fundorit dhe do të jetë ndihmesë e madhe gjatë rrugëtimit tonë si në garat e FIBA-s, po ashtu vendore.

Myles karakterizohet me lojë të gjithanshme në të gjitha repartet. Sa i përket lojës ofanzive, Myles shquhet me depërtime të suksesshme, pasime, kërcime, si dhe precizitet të lartë pothuajse nga të gjitha pjesët e fushës.

Në anën tjetër, atleticizmi si dhe persistenca e tij që gjithnjë të jetë përballë lojtarit kundërshtar e bëjnë Myles-in lojtar shumë të mirë në mbrojtje.

Myles është 21 vjecar, i gjatë 180cm.

Karrieren e tij e filloj dhe e përfundoj tek kolexhi Stentson (NCAA). Vitin e fundit të kolexhit e përfundoj me këto statistika: 31 lojë, 16,8 pikë për lojë, 4,5 kërcime për loje, 4,2 assistime për lojë

HajdePrishtinë #ready4more

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme