Uragani Florence arrin në Karolinën e Veriut, bllokohen 150 njerëz

16:58 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

Uragani Florence ka zbarkuar në Karolinën e Veriut me erëra të forta deri në 90 mph.

Më shumë se 60 persona, përfshirë fëmijë janë larguar nga një hotel i shembur në Jacksonville në kohën e stuhisë dhe shumë të tjerë që anashkaluan urdhrat e evakuimit pritet të shpëtohen, transmeton portali arbresh.info.

Ekipet e shpëtimit gjithashtu janë duke punuar për të liruar 150 njerëz në New Bern, pas paralajmërimit që do të rritet intensiteti i stuhisë.

Tashmë stuhia ka shkaktuar valë deri në 3 metra të larta.

Megjithëse ishte paralajmëruar në Kategorinë 4 me erëra deri në 140 mph, Florence ka rënë në Kategorinë 1./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme