Ish-Presidenti dhe ish –Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, mbrëmë, në emisionin “Opinion” ka goditur rëndë Hashim Thaçi rreth angazhimeve të këtij të fundit për çështjen e korrigjimit të kufijve. Ai ka thënë se Thaçi duke folur për këtë temë ka marrë flamurin për krijimin e Serbisë së Madhe.
Berisha ka vazhduar më tej duke thënë që dikur bashkë me Thaçin dhe ish –kryeministrat tjerë të Kosovës kanë provuar ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që të mos diskutojë çështjen e kufijve.
“Kemi kundërshtuar cdo përpjekje të Beogradit për shkëmbim territoresh duke u thënë partnerëve tanë, aleatëve, duke thënë edhe ata ne ‘keni të drejtë ‘se kjo është hap drejtë Serbisë së Madhe” ka thënë ai.
“Dhe del ti një ditë dhe thue s’e ka thënë Beogradi këtë po e them unë atëherë ti ke marrë përsipër atë flamur…”
Dhe më pas ka vazhduar goditjet ndaj Presidentit të Kosovës.
“A e dëgjuat Vuçiqin që thoshte Serbia do të bëhet më e madhe, nuk do të kërkoj ndryshim kufijsh, pse të kërkoj ai, po kërkon argati im e kam zgjidhur këtë punë” ka theksuar ai.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...