Limaj: Ushtrinë e bëjmë me aleatë, territori i Kosovës nuk preket

13:30 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka garantuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të bëhen në koordinim të plotë me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë
Ai i pyetur nëse Qeveria është konsultuar me partnerët për transformimin e FSK-së, ngase ambasada e ShBA-së, u deklaruar se nuk ishte e informuar, sqaroi se ky proces po zhvillohet me aleatë të cilët janë pjesë përbërëse e ndërtimit të shtetit.

Limaj pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, shtoi se ushtria e Kosovës, nuk është rrezik për askënd por që synohet stabilitetit në rajon.

“… me aleatët ndërkombëtarë të cilët janë pjesë përbërëse e ndërtimit të kapaciteteve tona dhe çdo gjë tjetër që ne e bëjmë dhe e kemi bërë do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar”.

“Besoj që jemi në rrugë të sigurt Kosova ka të drejtë si çdo vend tjetër të rris kapacitetin e sigurisë së vet. Kosova besoj që tani ngadalë mund të jetë një partnere e regjionit, ta ndihmojmë regjionin dhe të jap kontributin e saj për sigurinë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit”.

Limaj tha se tri Projektligjet e miratuara dje në Qeveri që mundësojnë formimin e ushtrisë janë trajtuar me kujdes, me të vetmin synim rritjen e nivelit të sigurisë, bashkëpunim dhe reformim të plotë.

“Ne do t’i rrisim kapacitete e sigurisë, projektligjet janë votuar në Qeveri janë të trajtuara mirë dhe me kujdes dhe kanë vetëm një funksion dhe vetëm dhe një qëllim rritjen e nivelit të sigurisë bashkëpunim dhe reformim të plotë”.

Kur foli për debatet e fundit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ai shtoi se nuk duhet dhe nuk mund të ketë bisedime për sovranitetin dhe integritetin e vendit me asnjë shtet tjetër, raporton EO.

“Ne udhëhiqemi nga Kushtetuta e Kosovës me deklaratën e Pavarësisë me vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe këtij janë udhërrëfyes të Republikës së Kosovë”.

“Në çfarëdo dialogu në çfarëdo bisedime sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të padiskutueshme dhe të panegociushëm me askënd dhe për asgjë”.

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për parapërgatitjet për mbledhjen e dy qeverive shqiptare që pritet të mbahet gjatë këtij viti.
Objektivat e dy shteteve sipas Limajt, janë të qarta: Rritja dhe thëllimi i bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Shqipëri mes dy vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme