Real Madridi ka në dispozicion 330 milionë funta për t’i shpenzuar verën e ardhshme derisa vazhdojnë të jenë në kërkim të përforcimit të tyre të fundit “galaktik”.
Madridi synon të vazhdoj me dominimin e tyre në futbollin evropian dhe është ende në kërkim të zëvendësimit të ish superyllit të tyre – Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘AS’, Madridi ka në dispozicion 190 milionë euro plus kreditin prej 182 milionë euro në një normë shumë të lartë interesi.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez synon një transferimin sensacional në përpjekje për të sjellë brenda në skuadër Neymarin ose Kylian Mbappe nga PSG verën e ardhshme.
Gjiganti evropian është përfolur për transferim e sulmuesve të PSG-së gjatë verës në përpjekje për të mbushur hapësirën e lënë nga largimi i Ronaldos që kaloi në Juventus. Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje për të blerë shërbimet e yjeve të klasit botëror dhe do të përpiqen sërish për transferimin e tyre kur të rihapet merkato e transferimeve verën e ardhshme.
Ndërkohë, skuadra në Bernabeu do të përballet si me Athletico Bilbaon në La Liga mbrëmjen e së shtunës me synimin për të vazhduar fillimin e tyre perfekt të sezonit.
Skuadra e Julen Lopeteguit ka mposhtur Leganen, Gironan dhe Getafen në tri takimet e tyre të para./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?