Po vazhdojnë deklarata e zyrtarëve serb që kundërshtojnë miratimin e projektligjeve nga Qeveria e Kosovës që qojnë në rrugë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Është kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, i cili ka thënë se lëvizja e Qeverisë së Kosovës për formimin e ushtrisë, tregon ngurrimin e Prishtinës për të arritur marrëveshje përfundimtare me Beogradin.
Ai ka thënë se kjo nismë është e dëmshme dhe destabilizuese për dialogun që tani synohet një zgjidhje përfundimtare.
“Ky veprim tregon rritje e ngurrimit të Prishtinës për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Beogradin dhe kjo sigurisht ka dëme dhe destabilizon dialogun në fushën e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës”, thotë Drecun.
Drecun për Radio Televizionin Serb ka thënë, se Kosova duhet të heq dorë nga krijimi i Ushtrisë pasi kjo është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244, e cila përcakton se vetëm KFOR-i mund të jetë forcë ushtarake në Kosovë.
“Kjo do të thotë që ata duhet të ndryshohet kushtetuta (e Kosovës) për të formuar të ashtuquajturat Forcat e Armatosura të Kosovës. Për të ndryshuar kushtetutën kërkohet miratimi edhe i përfaqësuesve serbë në parlamentin e Kosovës, Lista Serbe nuk do të lejojë atë”, deklaroi ai.
Por edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, ka thënë se Ushtria e Kosovës sipas tij është një rrezik për sigurinë në rajon, duke u bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë në bazë të Rezolutës 1244, transmeton lajmi.net.
“Ne i bëjmë thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të sigurojnë respektimin e Rezolutës 1244 dhe të mos lejojnë formimin e Forcave të Armatosura të cilat do ta rrezikonin sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës mirëpo edhe të regjonit. Tentativa e Prishtinës për formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës është një plan për shkatërrimin e përpjekjeve të Vuçiqit për paqe”, ka thënë Vulin.
Madje sipas Vulinit, qëllimi i vetëm i Prishtinës për formimin e Ushtrisë është konflikti me Serbinë.
“Qëllimi i vetëm i formimit të Ushtrisë është konflikti me Serbinë dhe ne nuk do të lejojmë krijimin e formacioneve që Haradinaj e Veseli të arrijnë deri në Nish”, ka thënë Vulin.
E Vulin shkoi edhe më larg në reagimin e tij, duke thënë se ushtria serbe është e gatshme që të mbrojë qytetarët e vet pavarësisht gjithçkaje çka mund të ndodhë.
Kujtojmë, se sot Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri. Pas kësaj, i njëjti pritet të dërgohet në Kuvend.
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...