Google ADS

Zbulohet sozia e reperes Tayna

09:06 | 14 Shtator 2018
A. B.

Ka vetëm pak kohë që ka debutuar në tregun muzikor shqiptar e vetëm brenda 3 muajve, Tayna ka arritur të publikojë 3 videoklipe duke arritur shumë sukses.

Reperja është kthyer në të preferuarën e publikut dhe ndër të famshmet më të komentuara në media.

Ashtu si shumë VIP-ave u është gjetur sozia, edhe sozia e Taynës është zbuluar sot.

Ka qenë Enca që ka postuar në Instastory një video të një fanseje të saj që këndon këngën “Rendez vous”, por ngjashmëria e fanses me Taynën ka rënë menjëherë në sy.

Madje shumë kanë menduar se ka qenë vetë Tayna vajza në video, identiteti i të cilës nuk dihet.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme