Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë dyzetë pika të rendit të ditës, ndër to edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.
Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, dhe ndër pikat e mbetura janë edhe dy propozim-rezoluta të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë 7 deputetë, rezoluta në lidhje me çështjen liberalizimit të vizave para dialogut, si dhe ajo për shtesat e fëmijëve.
Po ashtu, është paraparë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe projektligji për shërbimet postare.
R e n d i i d i t ë s
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
6. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
7. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
8. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,
9. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport,
10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,
11. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
12. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
13. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
14. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
20. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur,
21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,
23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
26. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
27. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
28. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017.
29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017,
30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
31. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,
32. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
33. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,
34. Propozim-rezoluta e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë (7) deputetë të GP të AAK-së, në lidhje me çështjen Liberalizimi i vizave para dialogut,
35. Propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
36. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
37. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
38. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
39. Propozimi për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,
40. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/sot-vazhdon-seanca-e-kuvendit-te-kosoves-ky-eshte-rendi-i-dites-575840/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...