Alves me respekt për Liverpoolin, tregon synimet e PSG-së

23:27 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Dani Alves e respekton Liverpoolin.

Futbollisti i PSG-së, Dani Alves, ka folur para ndeshjes ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Ai deklaroi që PSG duhet të jetë shumë e kujdesshme.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen kundër Liverpoolit sepse luajmë kundër një klubi të madh dhe kjo garë gjithnjë e më shumë po bëhet e vështirë”, deklaroi Alves.

“Për këtë arsye ne duhet të jemi më të kujdesshëm se në ndeshjet e tjera por ne duhet t’i sfidojmë ato dhe të dalim të parët ashtu sikurse kemi bërë në sezonet e kaluara”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme