Kryeministri Edi Rama deklaroi se është pro vettingut në politikë. Në emisionin “Open” në Top Channel ai tha se ishte i gatshëm që ky proces të nisi nga sarajet e tij.
“Do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe krushqve të tyre. Të gjitha. Të merreshin të gjitha shpenzimet e udhëtimeve, hotelet, shpenzimet që kanë bërë, lindjet, martesat, sëmundjet. Dhe të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurave që kanë buruar pasuri me shpenzime të larta. Të zbardheshin të gjitha. Do isha i lumtur. Jam i interesuar që të niste nga sarajet e mia”, u shpreh Rama.
Ndërsa shtoi se gjatë kohës që kishte marrë detyrën e kryeministrit, në Kryeministri ishin marrë të gjitha dhuratat që iu ishin dhuruar pasardhësve të tij.
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...