Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar sonte në “Open” me Eni Vasilin në Top Channel, ka deklaruar se është i pari që i intereson që të nisë sa më parë Vettingu për politikanët.
Rama përgënjeshtroi akuzat e kreut të opozitës Basha, i cili nga Durrësi tha se kryeministri ka shkuar në Nju Jork për të marrë tokën e ambasadës shqiptare.
“Pse do shkoja deri në Nju Jork për të marrë tokën? Besoj se njerëzit meritojnë më tepër respekt dhe kjo është mungesë respekti dhe fyerje e zgjuarsisë së shqiptarëve në krahasim me atë që thonë politikanët, – u shpreh Rama. – Për këtë arsye duhet edhe Vettingu i politikanëve, sepse jam i bindur që është shumë e rëndësishme, të bëhet një transparencë e plotë për ato që thuhen e bëhen, e për të gjitha për atë që njerëzit meritojnë të dinë në lidhje me mua, apo kreun e opozitës. Të gjitha shpenzimet e mia familjare, deri në detajet më minimale janë të deklaruara, që nga dita e parë e politikës. Të gjitha shpenzimet e bëra nga unë familjarisht e burimet e të ardhurave e të gjitha çfarë ne kemi si familje janë të deklaruara deri në qindarkën e fundit. Jam më i interesuari në këtë vend që librat e llogarisë së politikave të jenë të hapura”, – shtoi Rama.
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...