Britanikëve iu rrezikohen këto gjëra pas daljes nga BE pa marrëveshje

20:54 | 13 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Udhëtimi midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian do të jetë shumë më i komplikuar dhe i shtrenjtë nëse bisedimet e Brexit përfundojnë pa një marrëveshje, thanë gazetat britanike të enjten.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian 28-anëtarësh më 29 mars të vitit të ardhshëm dhe kryeministrja britanike Theresa May ka thënë në mënyrë të përsëritur se është e përgatitur të largohet nga bisedimet pa një marrëveshje.-përcjell arbresh.info

Imigrimi

Pa një marrëveshje, mbajtësit e pasaportave britanike do të konsiderohen “shtetas të vendeve të treta” dhe do të duhet të zbatojnë rregulla të ndryshme për të udhëtuar në zonën Shengen, një zonë pa kufij të 26 shteteve evropiane. Kjo do t’i lërë qytetarët britanikë me të njëjtin status si njerëz nga vende si Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.

Roaming

Qytetarët britanikë aktualisht gëzojnë roaming pa pagesë në telefonat e tyre celular në vendet e BE-së dhe anasjelltas, sipas një rregulloreje të BE. Por në një situatë pa marrëveshje, kjo nuk mund të garantohet pasi rregullimi do të përfundojë për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Vozitja

Liçencat britanike të vozitjes nuk mund të jenë më të vlefshme në Bashkimin Evropian dhe nëse shtetasit britanikë kalojnë në një vend tjetër të BE-së, ata nuk mund të jenë më në gjendje të shkëmbejnë liçencat e tyre në Mbretërinë e Bashkuar për ato lokale, thonë gazetat.

Shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar mund të kërkohet të marrin një patentë shoferi ndërkombëtar ose të përballen me kthimin në kufij dhe të përballen me gjoba./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme