Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me mijëra euro false në banesë

20:42 | 13 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Një 42-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën euro false në banesën e tij në Montesilvano të Pescaras.

“Ansa” raporton se ai kishte fshehur në banesë 2880 euro të falsifikuara si dhe 4400 euro të vërteta, që mendohet se vinin nga aktivitetet e paligjshme.

Ndërkaq, mediat italiane nuk bëjnë me dije emrin e shqiptarit të arrestuar.

Mësohet se policia italiane e kishte mbajtur për disa orë nën vëzhgim shqiptarin, duke ndërhyrë më pas për kontroll.

Pas hetimeve u zbulua se ai ishte dëbuar nga Italia që në shkurt të 2016-ës, ndërsa akuzohet për hyrje të paligjshme dhe falsifikim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme