Vetëm KEK-u ka pësuar gola më shumë se Drita në 4 javët e para

20:27 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Edicionin e kaluar ishte ndër pikat më të forta, por në këtë fillim të sezonit, ajo është më e dobëta.

Bëhet fjalë për mbrojtjen e Dritës, që ka treguar formë shumë të dobët në fillim të këtij edicioni, përcjellë Gazeta Olle.

Gjilanasit kanë pësuar 8 gola në 4 ndeshjet e para.

Në këtë statistikë kanë kontribuuar edhe paraqitjet aspak të mira të portierëve.

Vetëm ekipi i fundit në tabelë, KEK-u, ka pësuar më shumë, plot 14.

Ndërkohë aq herë sa Drita topin e ka nxjerrë nga rrjeta edhe Ferizaj (8).

Feronikeli, Prishtina e Drenica janë ekipet me mbrojtjet më të forta, duke mos pësuar asnjë gol.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme