Tashmë qëllimet dhe risitë në rrjetin social më të përdorur kanë ndryshuar. Nëse dikur qëllimi ishte të kishit sa më shumë ndjekës në Instagram, sot të gjithë duan një llogari të verifikuar. Njësoj si të gjithë VIP-at shumë nga ju e dëshiron atë ikonën blu krahas emrit.
Mirëpo për ta arritur një gjë të tillë, si fillim duhen plotësuar disa kritere. Po ju shpjegojmë se çfarë përfaqëson ky simbol: Verified Badge është një formë e kontrollit të llogarisë së Instagram-it që figura publike, influencues apo marka të njohura globale përdorin për të siguruar imazhin. Të gjitha llogaritë që kanë një numër të madh ndjekësish kanë më shumë gjasa të bien pre e kopjimit apo e hackerave, kështu që ky simbol ka tendencën ti mbrojë.
Si ta bëni një kërkesë për verifikimin e llogarisë tuaj?
Është mjaft e thjeshtë. Hapni aplikacionin e instagramit dhe klikoni mbi opsionin ‘Settings’. Do t’ju shfaqet një dritare që kërkon informacione mbi ju, emrin e profilit tuaj, emrin tuaj të plotë dhe një foto të dokumentit tuaj identifikues. Kjo kërkesë është e aplikueshme për të gjithë, por kjo nuk do të thotë që do ta merrni patjetër ikonën blu. Prisni deri në një tjetër njoftim nga Instagram.
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...