50 familje në panik, zjarr në pallatin e ish-oficerëve

15:47 | 13 Shtator 2018
A. B.

Kati i parë i një pallati në qytetin e Burrelit, në të cilin nuk banonte njeri, u përfshi nga flakët mesditën e sotme.
Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.

Zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm-shkruan News Bomb.

Dyshohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtëpijake të papërdorshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme