Ylli i Manchester Cityt, David Silva pritet të largohet nga kampioni i Premierë Ligë me përfundimin e kontratës së tij në vitin 2020 dhe synon që t’i bashkohet skuadrës së fëmijërisë – Las Palmas.
Silva iu bashkua Cityt nga Valencia për një tarifë prej 29 milionë euro në vitin 2010 dhe me shpejtësi arriti të vlerësohet si njëri nga performuesit më të mirë në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
32-vjeçari ka 345 paraqitje te City nën emrin e tij dhe ishte pjesë kryesore e skuadrës që fitoi tre tituj që nga viti 2012 duke siguruar kështu një vend si legjendë e klubit.
Por mesfushori, i cili mbush 33 vjeç në janar, mendon se fundi i karrierës së tij është shumë afër.
“Te City, dy sezone të tjera, këto më kanë mbetur”, ka thënë ai për ‘BBC Sport’ kur është pyetur se sa dëshiron të vazhdoj të luaj. “Pas asaj, nuk e di. Varet se si ndihem fizikisht dhe mentalisht”
“Unë gjithmonë e kam thënë se do doja të luaja për Las Palmas – skuadrën time vendore. Por do të shohim se si gjërat do të shkojnë pas këtyre viteve”
Manchester City rikthehet në aksion me ndeshjen e së shtunës kundër Fulhamit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...