Partia Social Demokrate e Shpend Ahmetit nuk do të mund ta kalonte pragun zgjedhor për të hyrë në Kuvend, nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të diel.
Këtë e thotë sondazhi i sotëm i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
Rezultatet e këtij sondazhi e nxjerrin PSD-në me vetëm 2 përqind.
Kjo parti është themeluar muaj më parë nga grupi i 12 deputetëve, 2 kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë që u ndanë nga Vetëvendosja.
Në këtë sondazh të publikuar sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para.
Sondazhi i prezantuar sot tregon se LDK-ja ka një distancë të ndjeshme ndaj partive tjera rivale.
Sipas këtij sondazhi, nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të diel, 23.8 përqind e elektoratit do të votonin për LDK-në.
Në vendin e dytë është radhitur PDK me 18.4 përqind të votave ndërsa Vetëvendosje e treta me 16.6 përqind.
AAK-ja është partia e fundit e cila do ta kalonte pragun prej 5 përqind të votave për të marrë ulëse në Kuvend. Sondazhi tregon se 8.8 përqind e votuesve do të votonin për partinë e cila aktualisht drejton qeverinë e Kosovës.
NISMA Social Demokrate është vetëm pak nën pragun e kërkuar me 4.9 përqind ndërsa PSD ka marrë 2 përqind të votave të respondentëve duke lënë mbrapa AKR-në me 1.7 përqind dhe Alternativën me 0.6 përqind.
Për Listën Serbe janë deklaruar 4.1 përqind të respondentëve. /kallxo.com
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...