Mediat në Angli pretendojnë se AC Milani është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.
Skuadra italiane është gjithashtu në kërkim të drejtorit ekzekutiv të “Topçinjve”, Ivan Gazidis, dhe shpreson që ai të jetë çelsi kryesor për arritjen e kësaj marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Ramsey ka qenë pjesë e skuadrës londineze për më shumë se një dekadë brenda të cilës ka bërë 333 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar gjithashtu 58 gola.
27-vjeçari ka shënuar 11 gola sezonin e kaluar, i cili ishte edicioni më profitabil i tij.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës që ka fituar tre FA Kupa./arbresh.info/
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...
Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premt...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Han të Elezit
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...