Google ADS

Brenda shpellës zbulohet “Qyteti”

14:38 | 21 Mars 2015
Arbresh.info

Shpella “Sơn Đoòng” u zbulua rastësisht nga një banor në Vietnam.

Kjo shpellë shumë lehtë mund të fitojë epitetin e shpellës më të madhe në botë. Ky vend që u zbulua në vitin 1991 thuhet se mund të zë një rrokaqiell 40 katesh brenda tij.

shpella 03

Është një tërësi e 150 shpellave të mëdha, dhe ende nuk janë vizituar të gjitha. Sipas matjeve laserike ajo është e gjatë 200 metra dhe e gjerë 150 metra.

Për të arritur në këtë shpellë, njerëzit duhet të zbresin nga vetura e tyre në rrugën “Ho Chi Minh City” dhe të ecin 10 kilometra. Në kushtet normale kjo “ecje” ju merr 6 orë kohë. /arbresh.info/

hang-son-doong-cave-vietnam0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme