Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij e mbështet projektligjin për themelimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Me këtë konstatim, Hoxhaj është rreshtuar përkrah kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Qeveria e të cilit sot e ka proceduar projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, për votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, procedimi në Kuvend i tri projektligjeve të miratuara në qeveri për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcë të Armatosur. Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë gjithmonë i qartë, dhe vazhdon të jetë i tillë. Kosova është vend sovran dhe do ta ketë ushtrinë e saj. Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë këtë proces në pafundësi. Të gjitha partitë politike në Kosovë duhet ta mbështesin këtë ligj, i cili sjell një kapitull të ri që e bën Kosovën me Forca të Armatosura”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në facebook.
Ndërkohë kundër këtij vendimi ka dalë presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se një gjë e tillë ‘krye në vete’ dërgon në izolim të vendit.
“Tani rrethanat janë ndryshe. Ne kemi filluar tash e një kohë, pas iniciativës sime, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare një proces të vetëdijesimit dhe kemi arritur në një fazë shumë të rëndësishme të koordinimit. Sepse, kur themelohen Forcat e Armatosura të Kosovës, duhet të jenë të mirëpritura, një proces i hapur, i sigurt për partneritetin për paqe dhe NATO-n, dhe jo ndonjë veprim kokë në vete, i cili lëndon rëndë misionin shumetnik të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kështu që, një veprim i njëanshëm e çon në izolim. Një veprim i koordinuar i hap rrugë të sigurt zhvillimit, forcimit, lëvizjes kah partneriteti për paqe dhe pastaj edhe në NATO”, ka thënë Thaçi.
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...